Administratori i Konfederatës së Industrive e quan korruptive mënyrën e papritur të rritjes së çmimeve për siguracionet e makinave.

Gjergj Buxhuku, thotë se rritja e njëhershme nga të gjitha kompanitë është provë se mes tyre ka patur marrëveshje, ç’ka përbën shkelje të ligjit.

Rritja e siguracionit të makinave me afro 20% nuk përkthehet vetëm për kosto direkte për të gjithë ata që zotërojnë një automjet, por do të thotë edhe kosto shtesë në xhepat e qytetarëve për produkte të ndryshme. Kjo pasi bizneset thonë se nga rritja e kostos në transport, do të jenë të detyruara që shtrenjtimin ta faturojnë tek produkti final.

Sipas Konfindustrisë, duhet që shteti të ndërhyjë pa vonesë në tregun e sigurimeve dhe në legjislacionin e saj në mënyrë që AMF të vendosë një tavan për çmimet që aplikohen dhe mos të jenë kompanitë e sigurimit ato që të vendosin sipas preferencave.

Tv Klan