Kishte 3 çanta me plot 35 pako drogë të mbëshjellë me celofan në makinë, por kur policia i doli përpara ai hoqi dorë nga narkesa që kishte dhe ia mbathi me të katërta.

Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili në makinën e tij transportonte plot 42.5 kilogramë marijuanë.

38 – vjeçari me inciale O.N, rezident në Cesena, u ndalua në Forli, gjatë një operacioni të përbashkët të Skuadrës Lëvizëse dhe Policisë Rrugore italiane, një operacion i koordinuar nga Prokuroria.

Siç shkruan Agjencia e Lajmeve Ansa, 38 – vjeçarit iu kërkua që të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhërit dhe pasi e la makinën në korsinë e emergjencës tentoi t’i shpëtonte policisë duke vrapuar në fushat aty pranë.

Pavarësisht tentativës shqiptari përfundoi në pranga./tvklan.al