Policia Kufitare Shqiptare ka proceduar penalisht dy persona të cilët kanë braktisur fëmijët e tyre të mitur në Itali.

Konkretisht, është proceduar 52-vjeçari me iniciale L.GJ. nga Belshi, i cili më 16 Shtator 2017 udhëtoi së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ, 15 vjeç drejt Italisë dhe është kthyer vetëm, ndërsa fëmijën e ka braktisur në shtetin fqinj.

Po kështu është edhe rasti i një 51-vjeçari me iniciale N.S. nga Elbasani. Ky person më 30 Shtator 2017 udhëtoi drejt Italisë me djalin e tij F.S. 16 vjeç dhe u kthye vetëm. Policia thotë se edhe 51-vjeçari e braktisi fëmijën në shtetin italian.

Të dy prindërit akuzohen për braktisjen e fëmijëve të mitur. 

/tvklan.al