Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, po zhvillon disa takime zyrtare në Bruksel.

Këtë të martë ai ka takuar  Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Europiane të Anti-Mashtrimit Giovanni Kessler të Komisionit Europian Teme e diskutimit ka qënë lufta kundër korrupsionit.

Prokurori i Përgjithshëm, informoi zyrtarin europian  lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundërfenomenit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit është organi i vetëm i BE-së mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

Tv Klan