Forca të shumta policie kanë rrethuar stacionin qendror hekurudhor të Brukselit, një ditë pasi autoritetet shmangën një sulm terrorist.

Autoritetet belge e kanë identifikuar kamikazin, si një 36 – vjeçar maroken, por emri i tij nuk bëhet ende publik për arsye hetimi. Sipas një punonjësi të hekurudhës, kamikazi ishte tepër i tensionuar dhe bërtiste rreth xhihadistëve përpara se të shpërthente një valixhe pranë tij.

Një deshmitar tjetër tha se policia e ka qëlluar terroristin disa herë përpara se ai të aktivizonte një nga bomabat që mbante veshur.

Trupi i tij ka qendruar për orë të tëra i shtrirë në brendësi të stacionit, si pasojë e frikës se eksplozivet që mbante veshur mund të shpërthenin nga çasti në çast. Pas kontrollit u zbulua se ai mbante në trup edhe një bombë të dytë, të mbushur me gozhda e cila fatmirësisht nuk shpërtheu.

Ngjarja e rënde po trajtohet si një sulm terrorist, ndërsa autoritetet po kërkojnë për bashkëpunëtorë të kamikazit.

Tv Klan