rama-arsimi-testiDalin përgjigjet e testimit të kandidatëve për mësues. Nga 5303 mësues që ju nënshtruan testimit, janë skualifikuar 14 prej tyre pasi kishin shënuar emrin mbi fletë.

Rezultatet e testimit janë publikuar në portalin e Mësues për Shqipërinë. Mësuesit e pakënaqur me pikët e marra kanë të drejtën e ankimimit.

Mbi 2 mijë  mësues të renditur sipas meritës do të komandohen në janar në vendet e krijuara nga heqja e mësuesve jashtë profilit dhe atyre pa arsim përkatës.

Në raportin e hartuar para disa muajsh doli në pah se 1 ne 4 fëmijë mësohej nga mësues pa arsim përkatës.

Tv Klan