Ndërhyrja e keq – konceptuar ushtarake e Britanisë së Madhe dhe Francës në Libi, për rrëzimin e regjimit të Muhamar Gadafit, shpërtheu krizën e emigrantëve dhe nxiti rritjen dhe përhapjen e Shtetit Islamik.

Ky ishte përfundimi i Komisionit Parlamentar Britanik për Punët e Jashtme, që kritikon rëndë ish – Kryeministrin David Cameron. Gjykimi i Cameron për të nisur luftën në vitin 2011 ishte i ngutur dhe i bazuar në supozime të gabuara.

Në Janar të këtij viti, ish – Kryeministri britanik u mbrojt përpara deputetëve duke thënë se ndërhyrja ishte e nevojshme pasi Gadafi po shtypte rebelët e regjimit në Bengazi dhe kërcënonte se do t’i vriste libianët si minj. Por Komisioni Parlamentar doli në përfundimin se pavarësisht retorikës së ish – diktatorit se do të masakronte civilët, nuk kishte prova konkrete që e mbështesnin një veprim të tillë.

Ndërhyrja nuk u bazua në informacione sekrete të besueshme, shkruhet në raport.

keta2

Në Mars të 2011, një koalicion ndërkombëtar ushtarak i udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Franca nisën fushatën e sulmeve ajrore ndaj regjimit të Muhamar Gadafit. Por pas rënies së tij, situata në Libi degjeneroi në dhunë e kaos, duke mundësuar kryengritjen e qindra grupeve militante të etur për pushtet, një prej të cilëve ishte edhe të ISIS.

Tv Klan