Jugu i vendit është mbuluar nga dëbora. Në Sarandë dëbora ka arritur një trashësi prej 10 cm, duke bërë që rrugët brenda qytetit të jenë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e borës varion nga 15- 20 cm. Vendet problematike kryesisht janë “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër policia e Korçës thotë se në këtë qark kanë filluar reshje të dendura dëbore, temperaturat janë të ulëta dhe ka prezencë të akullit.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili aktualisht rezulton i bllokuar nga dëbora.

1 2 3 4