Në Qarkun e Shkodrës temperaturat janë ulur ndjeshëm. Gazetarja Emi Kalaja raporton se në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore. Pamjet që po shihni më poshtë vijnë nga Qafë Thorja në segmentin Bogë-Theth.

Pavarësisht reshjeve të dëborës raportohet se të gjitha akset janë të kalueshme.

E gjithë Shqipëria është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm këtë javë me rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash. Sinoptikanët janë shprehur se muaji Prill do të mbyllet me mot tipik pranveror./tvklan.al