Vetëm javën e fundit prokuroria e Tiranës ka regjistruar 40 procedime penale për zyrtarë të nivelit të ndryshëm të admnistratës që preken nga ligji i dekriminalizimit. Verifikimet janë kryer nga prokuroria e pergjithshme dhe ka rezultuar që këta zyratarë kanë patur probleme me ligjin dhe rezultojë të keë qënë të dënuar me vendime gjyqsore të formës së prerë.

Në hetim është dhe një zyrtar i lartë i doganave i cili ka qënë i dënuar për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës. Ndërkohë gjatë ditës së martë dhe të mërkurë tre deputetët Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Artan Gaçi kanë dhënë shenjat e gishtave në drejtorine e policisë së Tiranës.

Ato u kërkuan nga prokuroria pasi dyshohet se kanë qënë të dënuar jashtë vendit me identitete te tjera. Këto të dhëna dyshohet se nuk janë deklaruar në formular e dekirminalizimit.

Tv Klan