Me dy vjet burg është dënuar një shqiptar nga Gjykata e Parmës, në Itali, pasi bënte sjellje të turpshme në tren.

39 – vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ulte pantallonat dhe masturbohej para minoreneve në linjën Parma – Brescia.

Pas mbarimit të dënimit, shqiptari do dëbohet nga Italia.

Ato që e kanë denoncuar kanë qenë dy vajza të mitura, me banim në Brescia. Aktet e pahijshme thuhet se përsëriteshin muaj pas muaji, me frekuencë shqetësuese dhe që nga fillimi i vitit shkollor, ai i ishte qepur dy vajzave duke bërë veprime të pahijshme para tyre. /

tvklan.al