komisioniRritjen disafishtë të masave ndëshkuese në Kodin Rrugor, propozim i qeverisë, vetë deputetët socialistë e kanë konsideruar ekstreme.

Ligjvënës të mazhorancës pranojnë forcimin e gjobave, por jo në nivele që nuk i përgjigjen standardeve të të ardhurave të qytetarëve shqiptarë.

Një prej tyre është kalimi me semafor të kuq ku gjoba rritet nga 5 deri në 20 mijë lekë të reja, në 40 deri në 50 mijë lekë të reja.

Në rast përsëritjeje, brenda një viti të shkeljes, Kodi ekzistues parashikon heqje të lejes së drejtimit nga 6 në 12 muaj ndërsa ndryshimi parasheh heqjen e patentës nga 9 në 18 muaj.

Deputeti Pandeli Majko, është më i drejtpërdrejtë dhe flet për korrupsion në rradhët e Policisë Rrugore.

Kundërshtimet e deputetëve socialistë bënë që projektligji të rikthehet për rishqyrtim.

Tv Klan