Dy vëllezër janë autorët e shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për atentatin ndaj Eduard Dukës të hënën në mbrëmje në zonën e Kinostudios.

Ata janë Elis Duka, 26 – vjeç dhe Leonard Duka 30 – vjeç. Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, personat nuk kanë lidhje gjaku mes tyre, por sipas policisë njihen prej vitesh me njëri – tjetrin. Policia e lidh ngjarjen me një konflikt për motive banale të tre personave, në 8 Shkurt të këtij viti. 

Vëllezërit Leonard dhe Elis Duka hapën zjarr nga një motoçikletë më të cilën u larguan më pas nga vendngjarja.   Nga të shtënat, Duka mori plagë në krah dhe në gjoks dhe pas dërgimit në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia sekuestroi në vendin e ngjarjes tri gëzhoja të kalibrit 7.65 mm, që besohet se i përkasin armës pistoletë “TT”, me të cilën autorët dy vëllezërit mbi 34 – vjeçarin.

Policia thotë se ishte në dijeni të mosmarrëveshjeve mes tyre dhe se ka kryer disa kontrolle banesash për kapjen e të dyshuarve.

Tv Klan