prangaDy persona janë vënë në pranga nga uniformat blu të kryeqytetit pasi dhunuan dhe i morrën armën e shërbimit një polici.

Të arrestuarit janë Sokol Kryeziu 28- vjeç si dhe Eni Sada 20- vjeç.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrugën Muhadin Llagami, ku dy të dushuarit kanë goditur me sende të forta efektivin e Komisariatit Numër 1 në kryeqytet ndërsa i kanë marrë atij armën e shërbimit.

Kanë qenë forcat policore të këtij Komisariati që kanë bërë të mundur ndalimin e dy të dyshuarve.

Mbi ta rëndon akuza për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

tvklan.al