Një person ka rënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi akuzohet për dhunë. Besnik T., 39 vjeç, banues në  Divjakë, u arrestuar, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij,  25 vjeçares me inicialet M.T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

/tvklan.al