Dhuna në familjet shqiptare vazhdon ende të mbetet një plagë për shoqërinë. Një 40- vjeçar është vënë në pranga, pasi ka dhunuar bashkëshorten, fëmijën e mitur, si dhe babai e tij.

Ysni Dosi, 40 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar nga uniformat blu, pasi ka dhunuar për një periudhë të gjatë kohore fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten  e tij,  L.D., 39 vjeçe, djalin e tyre të mitur A.D., 13 vjeç, si edhe babain e tij, B.D., i cili ka qenë edhe me urdhër mbrojtje, për këtë arsye.

Ysni Dosi përveç rasteve të kryerjes së veprës penale dhunë në familje rezulton i dënuar edhe herë të tjera për një tjetër vepër penale, atë të vjedhjes. 

/tvklan.al