Komisioni-Ekonomise-votimi

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë nenin 26 në projektligjin për investimet strategjike para se të dërgohet për votim në parlament të enjten.

Sipas këtij neni, nëse një investitor privat nuk bie dakord me pronarin e tokës për blerjen e saj, qeveria ndërhyn duke e shpronsuar pronarin si në rastet e shpronësimeve me interes publik.

Por kjo gjë për opozitën është antikushtetuese pasi bie ndesh me ligjin për shpronsimin publik, i cili parshikon shpronësime vetëm për interesa publike dhe jo private siç përcaktohet në nenin 26.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë thanë se për formulimin e këtij neni janë marrë eksperienca nga vendet fqinje.

Partia Demokratike ka dorëzuar të mërkurën edhe një amendament për ndryshimin e nenit 26. Opozita thotë se ai bie në kundërshtim jo vetëm me ligjin për Shpronësimin Publik, por ndërhyn në të drejtën e pronësisë, e cila është e garantuar nga neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Tv Klan