Temperaturat e ulëta nuk i kanë trembur besimtarët ortodoks të Beratit, që të kryejnë ritet fetare të ujit të bekuar. Edhe pse binte dëborë, dhjetëra të rinj janë futur në ujërat e Osumit për të kapur kryqin.

Në Fier, hedhja e kryqit u bë në shatërvanin e qytetit, por vetëm dy të rinj guxuan të futen për ta marrë edhe bekimin.

Por kisha e Shën Gjergjit gjatë meshës së mbajtur nga mitropoliti i Fierit ishte plot.

Ndryshe ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Asnjë nuk ka guxuar të futet në det për të kapur kryqin.

At Konanstandin Prifti e ka justifikuar  gjithçka me motin e ftohtë, ndërsa ka uruar gjithsesi qytetaret dhe besimtarët.

Kremtimi i ditës së Epifanisë është shoqëruar me mbajtjen  e meshës në kishë.

 Epifania është dita qe simbolizon për besimtaret ortodoksë pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.

Tv Klan