Donald Trump duke ‘luftuar’ për një spastrim të martën në zgjedhjet paraprake, që mund ti sigurojnë atij nominimin, i ka krahasuar emigrantët në SHBA me një gjarpër vdekjeprurës që kafshon personin që tregon mirësi ndaj tyre.

Duke folur në një ambient privat në aeroportin Youngstown, favoriti republikan nënvizoi qëndrimin e tij të patundur mbi emigracionin, duke u zotuar për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit të SHBA me Meksikën për të mbajtur amerikanët qendrorë jashtë, dhe në Siri për të mbajtur luftëtarët e ISIS.

trump 2

Nga fundi i fjalimit të tij që zgjati rreth 35 minuta përpara rreth 1.500 njerëzve, Trump recitoi fjalët e “gjarpërit”, një këngë e vitit 1968 nga Al Wilson.

Teksti i këngës, që Trump e ka lexuar më parë, tregon historinë e një gjarpri të sëmurë i cili është marrë në shtëpinë e një gruaje për mirësi. Gjarpri është shëruar më vonë, pas më pas i ka dhënë një pickim helmues strehueses së tij.

Gruaja duke vdekur e pyet gjarprin pse ka vepruar në mënyrë të tillë, duke qenë se ajo e ka ndihmuar atë. Trump duke dhënë përgjigjen e gjarprit, përfundoi

: “Oh, mbylle grua e sëmurë, ti e dije që unë kam qenë një gjarpër, përpara se të më fusje brenda.”

Trump është në kërkim të fitoreve të mëdha në Illinois, Florida, Karolina e Veriut, Misuri dhe Ohajo, të cilat po mbajnë zgjedhjet paraprake. Ai aktualisht mban kryesimin në katër shtete./tvklan.al