Donald Trump përfundoi sërish në qendër të kritikave të opinionit publik amerikan. I nominuari i republikanëve për president, sulmoi familjarët e Humaiun Kan, një ushtari mysliman amerikan të rënë në detyrë.

Më herët në Kongresin Kombëtar të demokratëve, Kizër Kan, i ati i ushtarit të vrarë tha se Trump “nuk ka sakrifikuar asgjë dhe askënd” për vendin e tij. Ai tha se nëse do të ishte për Trump, djali i tij, një hero kombëtar në SHBA, as do të ishte pranuar në Amerikë, pasi ai ishte mysliman. Në një intervistë për televizionin amerikan ABC, kandidati republikan u përgjigj ashpër ndaj fjalëve të babait të ushtarit dëshmor.

Nëse shikoni gruan e tij, ajo qëndron aty në këmbë, pa thënë asgjë. Ajo nuk ka asgjë për të thënë, ndoshta nuk është lejuar të flasë

, tha Trump. Këto fjalë të miliarderit amerikan nxitën një lumë kritikash qoftë nga demokratët qoftë nga republikanët, pasi u konsideruan të tepërta për mamanë e një heroi kombëtar.

Rivalja Hilari Klinton, tha se një komandant nuk mund të ofendojë e përqeshë gjeneralët apo figurat e shquara të ushtrisë.

Ish – Presidenti amerikan, Bill Klinton, tha se është e pakonceptueshme se si Trump u shpreh në atë mënyrë për të ëmën e një “Ylli të Artë”, duke nënvizuar medaljen e nderit që ka marrë ushtari i vrarë në 2004 në Irak.

Donald Trump është vënë disa herë në qendër të kritikave për shkak të deklaratave të tij fort të debatueshme e kundra rrymës.

Miliarderi amerikan është përfshirë disa herë në skandale gjatë fushatës së fushatën, një ndër to ishte imitimi i gazetarit të njohur të “New York Times” Serxhi Kovalevski, i cili është me handikap fizik, apo përplasja me Papa Françeskun për çështjen e murit në kufirin me Meksikën.

Tv Klan