captagon

Doktrina radikale e Shtetit Islamik veç medias sociale, mbështet edhe tek një aleat tjetër i fortë. Bëhet fjalë për një substancë narkotike, e njohur si “Captagon”, e cila përdoret masivisht nga xhihadistët e shtetit të vetëshpallur. Për këtë arsye, ajo njihet edhe si droga e xhihadistëve.

Në treg masivisht prej viteve ‘80, “Kaptagon” krijon një ndjenjë euforie dhe mbyt frikën, madje edhe urinë. Kushton pak dollarë dhe u jepet xhihadistëve që luftojnë në front apo atyre që u janë ngarkuar akte terroriste. Në këtë mënyrë, ata bëhen një armë e vështirë për t’u ndalur.

Doktor Bruno de Shuitener, i Agjencisë Farmaceutike Federale Belge thotë se Kaptagoni njihet ndryshe edhe si fenitilina, emri që mban përbërësi i tij kryesor.

Ai mund të zbërthehet në dy lloj drogash: Amfetaminë dhe teofilinë, stimulantë të sistemit nervor qendror, që përdoren për të shtuar përqëndrimin dhe për të përmirësuar performancën.

Ajo përzihet edhe me kokainë dhe heroinë dhe efektet janë edhe më të forta. Nuk është e nevojshme të kesh një laborator të specializuar për ta prodhuar.

Autopsia e njërit prej autorëve të sulmit në plazhin Suzë, në Tunizi, zbuloi gjurmë të Kaptagonit në trupin e tij.

Edhe në Francë, hetuesit po përpiqen të zbulojnë, nëse është përdorur e njëjta substancë edhe nga celula xhihadiste, autore e sulmeve në Paris.

Tv Klan