Dua Lipës mesa duket nuk i durohet deri më 3 Maj, datën kur ka vendosur të publikojë albumin e saj të tretë. Sapo nisi kjo e Premte, ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare publikoi paraprakisht, të tretën këngë të titulluar “Illusion“ nga albumi i saj i ri “Radical Optimism“.

Në hitin e ri, 28-vjeçarja shfaqet tepër provokuese, si në veshje ashtu edhe veprime duke ngjitur një trampolinë në Barcelonë që simbolizon “një kullë” meshkujsh, nga e cila premton se nuk do të bjerë kurrë më për një iluzion.

Më herët, Dua Lipa ka publikuar edhe hitet kryesorë të albumit të saj të tretë, “Training Season” (Treining Sizën) dhe “Houdini”, ndërsa në total “Radical Optimism“ pritet të ketë 11 këngë.

Tv Klan