Dy të rinj humbën jetën pas një konflikti që degjeneroi në përdorimin e armëve në fshatin Gjorm të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 të së hënës, në një prej lokaleve të fshatit. Viktimat janë Mariglen Mema, 35-vjeç dhe Artion Shenaj, 33-vjeç. Sipas policisë, dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin fillimisht në ambientet e lokalit.

Pas konfliktit, 33-vjeçari Artion Shenaj është larguar në banesën e tij ku ka marrë një armë kallashnikov, për t’u rikthyer në vendin e ngjarjes, ku qëlloi për vdekje Mariglen Memën.

https://www.youtube.com//embed/YULDU8Cyc7c

Menjëherë pas krimit, autori u largua për në shtëpinë e xhaxhait të tij dhe u vetëvra me të njëjtën armë. Sipas policisë, dy viktimat kanë jetuar prej vitesh jashtë shtetit. 35-vjeçari Mema ishte kthyer për festat e fundvitit në Shqipëri.

Të dy viktimat janë persona me precedentë të mëparshëm penalë. Mema rezulton i dënuar për trafik droge në shtetin grek, ndërsa Shenaj ka qenë i dënuar për vjedhje në Belgjikë.

Tv Klan