qkr

Një ditë përpara nisjes së aksionit të qeverisë kundër informalitetit, bizneset janë dyndur në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, duke shfrytëzyuar ditën e fundit të afatit për regjistrimin e tyre. Kjo dyndje ka shkaktuar edhe radhë të gjata.

Përveç atyre që aplikojnë për regjistrime, ka edhe nga ata që kërkojnë t’i mbyllin.

Sipas QKR numri i çështjeve të trajtuara në ditë, vetëm në muajin gusht është afro 1 100. Ndërsa numri i regjistrimeve të bizneseve për periudhen janar – gusht, është 6144 ose 3.4 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.

Me 1 shtator qeveria do të nisë aksionin kundër evazionit fiskal dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë shkelje.

Tv Klan