Prokuroria ka dyshime se hetimi për gjyqtaren Majlinda Andrea është dekonspiruar.  Prokurorët dyshojneë se ajo dhe bashkëshorti i saj Odhise Andrea, të jenë njoftuar se ndaj tyre do të merrej një masë sigurie dhe për këtë arsy janë larguar nga vendit.

Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se çifti Andrea bashkë me dy fëmijet kanë dalë nga Shqipëria të premten paradite nga porti i Durrësit, me tragetin e linjës Durrës-Bari. Prokuroria i dërgoi kërkesat për caktimin e masave të sigurisë të premten pasdite.

Burime nga Prokuroria sqarojnë se ka nisur një hetim pikërisht për dekonspirimin e këtij hetimi.

Prokuroria do të hetojë të gjitha veprimet e institucioneve dhe pesonave që kanë patur dijeni për atë çfarë do të ndodhte të premten.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Lartë pezulloi nga detyra Majlinda Andrean. Ndërsa vendosi të caktojë si masë sigurie për bashkëshoritin e saj arrestin me burg.

Sipas hetimeve, në këmbim të 50 mijë eurove gjykatësja kishte paracaktuar fituesin e procesi gjyqsor, për një pronë 40 hektareshe në Butrint. Për Ilia Çabiri dhe Eleni Lio përfitues të pronës togat e zeza vendosën t’i lënë në burg. E njëjta masë u vendos edhe për Petraq Dashin, i cili është sekseri në këtë histori. Është pikërisht Dashi ai që i ka dorëzuar 50 mijë euro bashkëshortit të gjykatëses Majlinda Andrea.

Tv Klan