Një foshnje u braktis nga prindërit e tij, pasi koka e tij ishte 3 herë më e madhe se madhësia normale.

Royal Kumar, nga India, ka lindur me Hydrocephalic, grumbullim i tepërt i lëngut cerebrospinal (CSF) në tru, potencialisht vdekjeprurës.

foshnja 2

Kjo gjendje i shkaktonte foshnjes vetëm 4 muajshe të vjella, përgjumje dhe zmadhim të kokës.

Por prindërit e tij biologjikë nuk mundën t’i pranonin vështirësitë dhe gjendjen e tij, kështu që vendosën ta braktisin atë.

Fatmirësisht, të afërmit e tij, Prabha Devi, 30 vjeç dhe burri i saj Rajendra Prasad, 45 vjeç, e adoptuan atë.

foshnja 3

Çifti bujar dhuroi gjithashtu të gjitha kursimet, në përpjekje për të shpëtuar jetën e Royal.

Pavarësisht kritikave nga fqinjët që mori Devi, duke parë gjendjen e foshnjes, ajo u ishte përgjigjur atyre se ai është një qenie njerëzore. Nëse ata nuk kujdeseshin për të, kush do ta bënte? Ai mund të vdiste.

Gjithashtu 30-vjeçarja e konsideroi atë tashmë si fëmijën e saj, duke thënë se do të bënte gjithçka për ta shpëtuar atë./tvklan.al