Trupi i pajetë i një personi të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, u gjet i vrarë  mesditën e kësaj të hëne në një përrua të fshatit Kuç, në Vlorë.

 Viktima është Dashamir Zeneli 35 – vjeç, i liruar vetëm pak ditë më parë nga burgu. Ishin banorë të zonës që lajmëruan policinë, pasi gjetën të vrarë me një plumb në kokë 35 – vjeçarin.

Zeneli ishte arrestuar nga policia e Vlorës më 16 tetor të vitit të kaluar, pasi kishte kanosur me armë një person në një lokal të fshatit Kuç.

Po ashtu gjatë arrestimit, në muajin tetor, policia i kishte bllokuar Zenelit, edhe dy automatikë dhe disa municione. Policia tha se po heton si shkak të mundshëm të krimit, hakmarrjen që lidhet me konfliktin e muajit tetor, por edhe disa përplasje që viktima ka pasur me persona të tjerë.

Tv Klan