Dua t’i uroj ditëlindjen kryetarit të bashkisë së Selenicës, e kemi me Partinë Demokratike po e kemi të punës. I jam mirënjohës që… Apo s’je me Partinë Demokratike, me kë je? PD e ka mbështetur në zgjedhje, ne këtu jemi gati. Në këtë zonë partia jonë është Vlora

”.

Ishte ky urimi që kryeministri Edi Rama ka bërë për një nga të zgjedhurit vendor në zonën e Vlorës, ku shefi i qeverisë ka inspektuar punimet për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ky projekt është me shumë rëndësi për zonën, dhe përfshin dhe ndërtimin e një sërë rrugësh të fshatrave.

Në kushtet kur e nisëm punën me rrugë të lëna rrugëve nga ai që prapë në rrugë është dhe me një mal borxhesh për shiritat të prerë lart e poshtë nëpër Shqipëri, për të bërë inaugurime e pastaj për tu lënë shëndenë njerëzve. Në kushtet kur na u desh të lanim borxhe kompanive dhe të bënim vazhdimin e atyre rrugëve të lëna rrugëve na u desh të përpiqemi për të siguruar këtë financim

”, tha Rama./tvklan.al