Veshi i një fëmije, një muskul dhe një pjesë kocke nga nofulla, janë këto “pjesët rezervë” të trupi njerëzor që janë janë stampuar për herë të parë në teknologjinë 3D.

Pjesët që janë eksperimentuar tek minjtë, pas transplantit, kanë rezultuar rezistente dhe funksionale.

Këto organe janë zhvilluar në SHBA, në laboratorin pionier të Mjekësisë Rikonstruktuese, “Anthony Atala”, falë stampuesit inovativ të prezantuar nga “Nature Biotechnology”.

https://www.youtube.com//embed/TAYHs-iZHWU

Grupi i shkenctarëve “Wake Forest Baptist Medical Center” në Karolinën e Veriu, ka punuar mbi 10 vite për të krijuar këtë sistem stampimi i quajtur “Integrated Tissue and Organ Printing System” (Itop), që prodhon material të personalizuara, që marrin modele nga foto të nxjerra nga rezonancat manjetike.

Makineria depoziton ne stampë një material plastik biologjikisht i tretshëm, që shërben për t’i dhënë formë dhe qëndrueshmëri indit, deri në përfundim të procesit. Gjithashtu përdor dhe një bojë e veçantë biologjike, e përbërë nga qeliza të zhytuara në një solucion të ujshëm.

Për të lejuar mbijetesën dhe qarkullimin e përbërjes, kërkuesit kanë stampuar në brendësi një rrjetë me micro-kanale, që lejojnë kalimin e lëndëve ushqyerse dhe të oksigjenit, deri në momentin që pjesa e transplantuar të vendoset në sistemin e kapilarëve të gjakut, për t’u integrauar në organizëm.

Ideja ka rezultuar e sukseshme duke qënë se “pjesët e këmbimit” janë implantuara me sukses nën lëkurat e minjve, kanë treguar që dhe pas disa muajve që kanë qenë në gjendje të mirë dhe kanë filluar një proces integrimi me indet ngjitur, me formomin e enevë të reja të gjakut dhe nervave.

Kërkuesit kanë theksuar që këto rezuatate janë ende në fazë eksperimentimi dhe përfaqësojnë vetëm hapin e parë të trasplantimit të organeve.

“Teknika lejon të krijohen inde strukturalisht të qëndrueshme dhe me dimensione të duhura. Tani, duhet të perfeksionojmë në mënyrë të mëtejshme, që të mund të përdorim një gjamë më të gjerë qelizash”, përfundojnë ata./tvklan.al