Active Senior Male Stretching

Ecja dhe ushtrimet mund të jenë ilaçi më i mirë për kancerin e prostatës.  Nëse sëmundja kapet në kohë, ushtrimet në plastër  të rekomanduara edhe nga Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë mund ta mbajnë sëmundjen nën kontroll.

Doktorët sygjerojnë se aktivitetet fizike si ecja, noti, përdorimi i biçikletës kanë fuqinë për ta mbajtur këtë sëmundje nën kontroll.

Studimi që udhëhiqet nga Univeristeti “Shefield Hallam” do studiojë 50 meshkuj të cilët janë në fazat e para të kancerit të prostatës. Një pjesë e meshkujve do të bëjnë 2 orë e gjysëm ushtrime aerobike në javë, ndërsa pjesa tjetër nuk do zhvillojë ushtrime fizike.

Do monitorohet avancimi i sëmundjes dhe reagimi që sjell edhe tek personat që do kryejnë aktivitet fizikë, edhe tek ata që do qëndrojnë pasiv ndaj ushtrimeve.

Nëse ushtrimet arrijnë ta mbajnë nën kontroll kancerin e prostatës atëherë, edhe Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë do t’i bëjë ushtrimet fizike, pjesë të terapive kuruese të kësaj sëmundjeje.

Kanceri i prostatës është një prej sëmundjeve që sjell vdekjen e shumë meshkujve dhe deri tani, kurohet me kemiotereapi, ndërhyrje kirugjikale dhe një sërë ilaçesh të forta të cilat kanë efekte anësore të dëmshme./tvklan.al