limoniLimoni është sekreti i bukurisë me kosto të ulet. Prej dekadash përdorimi i limonit për të patur flokë më të shndritshëm, lëkurë më të lëmuar e të pastër kanë dhënë rezultat.

Kjo për arsye sepse fruti i limonit përmban kalçium, vitamin C dhe magnez. Të gjithë këto përbërës mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës tuaj, flokëve dhe thonjëve.

Ja mënyrat si mund ta përdorni limonin:

1- Pastroni fytyrën nga papastërtitë.

Limoni dhe maska e baltës ju ndihmon të keni lëkurë të pastër. Ndani një limon në dy pjesë, lyeni fytyrën me njërën prej tyre, mbani ashtu për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlaheni me ujë të ftohtë. Aplikojne 3 herë në javë.

2- Zbardhi dhëmbët.

Lëkura e limonit ka efekt zbardhues tek dhëmbët nëse e aplikoni atë disa herë në javë. Pasi lani dhëmbët, pastrojini ato edhe me lëkurë limoni. Do shihni që pas disa herë aplikimi do jenë më të bardhe dhe me më shumë shkëlqim.

3- U jep shkëlqim flokëve.

Shtojini balsamit tuaj një herë në javë lëng limoni. Aplikojeni atë pas larjes me shampoo e do të vini re menjëherë ndryshimin dhe shkëlqimin e flokëve.

4- I thoni “jo” zbokthit.

Përdorni lëng limoni dhe dhe vaj ulliri për të hequr zbokthin nga flokët tuaja. Aplikojeni në rrënjë 30 minuta përpara se të bëni dush.

5- Forcon thonjtë.

Lëngu i limonit dhe vaji i ullirit përdoret edhe për të forcuar thonjë. Aplikojeni përbërjen tek thonjtë tuaj herë pas here. Do shihni që do i forcojë ato dhe nuk do keni shpesh qeliza të vdekura.

6- Zbusni buzët

Kur buzët tuaja janë të thata dhe të plsaritura nga i ftohti, lyejini ato me lëng limoni. Do ndjeni përmirësimin menjëherë.