Interpol Tirana ka ekstraduar nga Kroacia shtetasin Ali (Ezval) Djezairi 40- vjeç, i lindur në Gostivar, i cili është dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ekstradimi i tij lidhet me kapjen e 170 kilogramëve kanabis sativa në një kamion me targa maqedonase të sekuestuar në portin e Durrësit, në vitin 2014. 40 – vjeçari është  një prej organizatorëve  dhe bashkëpuntorëve të  rrjetit që trafikonte drogën.

Nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Zagrebit u bë i mundur arrestimi i shtetasit dhe ekstradimi i tij në vendin tonë.

Tv Klan