aksidentHumbja e kontrollit të një automjeti tip Fiat në fshatin Gradisht të Belshit shkaktoi dy viktima dhe dy të plagosur.

Autovetura me targa të Elbasanit që drejtohej nga Indrit Buzani  doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë anash saj.

Si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme një pasagjer 30 vjeçar, ndërsa pak më vonë ndërroi jetë edhe një prej të plagosurve të tjerë në këtë aksident. Viktimat janë  Jani Baku dhe Anxhela Buzani.

Bashkëshorti i kësaj të fundit mbeti i plagosur rëndë, ndërsa plagë të lehta mori edhe vajza e tyre e mitur.

Rrethanat e këtij aksidenti janë ende të paqarta, megjithatë policia po heton mbi shkaqet e daljes së automjetit nga rruga dhe përfundimit në greminë.

Dy të aksidentuarit e tjerë u transportuan drejt spitalit të Elbasanit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan