Nuk bëhet fjalë për një sulm kimik në Shqipëri. Për herë të parë, Shqipëria ka zhvilluar një stërvitje për përballimin e incidenteve të mundshme me lëndë kimike, bakteriologjike, radioaktive dhe bërthamore.

Stërvitja u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, me pjesëmarrjen e Shërbimit Zjarrfikës Policisë së Shtetit.

Për Emergjencat Civile stërvitje e tillë kanë rëndësi që Shqipëria të jetë e përgatitur për të përballuar situata krizash të ngjashme.

Simulimi u organizua në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Stërvitja është financuar nga “EuropeAid”, dhe gjatë saj u testuan aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjike, radioaktive dhe nukleare.

Tv Klan