Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar që dogjën qëllimisht dy automjete në fshatin Bunavi gjatë orëve të para të 12 Majit.

Ata janë Klemend Dautaj 32 vjeç dhe Arsen Alimuçaj 25 vjeç. Sipas policisë, të dy i vendosën flakën furgonit tip Ford që i përket të atit të Arsen Alimuçajt si dhe makinës Volksëagen në pronësi të së ëmës së Klemend Dautajt.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Autoritetet kanë proceduar në gjendje të lirë edhe të atin e Arsen Alimuçajt, 55-vjeçarin N.Alimuçaj, për deklarim të rremë. Hetimet e policisë janë duke vazhduar, ndërsa dy të rinjtë akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

/tvklan.al