Emrat-Foto/ Banda shqiptare që shiste drogë në kafenenë angleze

4 shqiptarë dhe 2 afganë janë arrestuar mëngjesin e sotëm për krimin e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ata kishin gjashtë muaj që e ushtronin këtë aktivitet “nën dritën e diellit”, në kafenenë “Costa Coffe” pranë metrosë Ilford në Londrën lindore, një vendndodhje ideale për të shitur drogë.

                                                                                                Ardit Isha

Gjyqi u mbajt në gjykatën e Blackfriars Crown ku banda u akuzua për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike heroine, kokainë dhe kanabis sativa.

“Këta burra janë të përfshirë në aktin e shitjes së drogës dhe bënin atë haptazi “nën dritën e diellit”, u shpreh prokurori Martyn Bowyer për të pandehurit.

                                                                                         Klevis Locaj

Banda i tërhiqte klientët e kafenesë në një tjetër vend dhe më pas u shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis.

Shpesh ata përdornin biçikleta për të udhëtuar më shpejt për të marrë drogën, ndërkohë që e linin klientin të priste.

                                                                                    Xhefri Keta

Të pandehurit i mohuan akuzat, ndërkohë që disa prej tyre deklaruan se nuk ishin përfshirë në shitjen e drogës.

Hetuesit e kanë patur të pamundur të zbulonin se kush i furnizonte ata me drogë.

Këta janë emrat e shqiptarëve të përfshirë:

Klevis Locaj, 20 vjeç

Edison Capa, 19 vjeç nga Ingrebourne Road, Rainham

Xhefri Keta, 30 vjeç nga Elderfield Road, Hackney

Ardit Isha, 20 vjeç nga Kensington Gardens, Ilford

Abdul Boota, 18 vjeç nga Fairlop Road, Leytonstone

Aleem Khan, 27 vjeç nga Kensington Gardens, Ilford /tvklan.al

 

 

 

 

 

 

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura

  • Juventus marshon drejt titullit

    Juventus duket se do ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Torinezët fituan përballjen e javës së 33 me Genoan me rezultatin 4 – 0, duke shtuar pikët...
  • Rritet Euro

    Monedha e Euros ka pësuar ndryshime, pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë. Bëhet fjalë për rritje të vlerës, më e madhja që nga mesi i Nëntorit të...
  • Fitojnë ekipet e kreut

    Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën...
  • Përse duhet ngrënë lëvozhga e vezës

    Business Insider raporton se çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë ton humbje të lëvozhgave. Kur vjen puna tek vezët, lëvozhga padyshim që...