Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në aksin Lezhë-Tiranë, në orën 5:10 minuta.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, teksa udhëtonin me shpejtësi. Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme, pasi njëra prej makinave thuajse është ndarë në dysh.

Në aksident janë përfshirë mjeti “Benz”, me targa TR 0143 M dhe mjeti “Benz”, me targa LA 9785 A. Makina me targa Laçit drejtohej nga shtetasi Besnik Milla, 35-vjeç i cili udhëtonte me nënën e tij, Tereza Milla rreth 65-vjeçe dhe bashkëshorten 32-vjeçare.

 

aksidentii 2

Ata u plagosen dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Në mjetin me targa te Tiranes udhëtonte drejtuesi i tij Dëfrim Balla 25-vjeç, qe mbeti i vdekur në vend dhe Agron Rushiti 20-vjeç, që ndërroi jetë në spital.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se mjeti ku udhëtonin dy viktimat i ka prerë rrugën makinës tjetër, e cila lëvizte me shpejtësi drejt Tiranës.

/

TV KLAN