Xhaxhai vret me thikë nipin për një copë tokë në oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites në lagjen “Vojo Kushi” të Shkodrës, shumë pranë teatrit Migjeni.

Viktima, Mirsad Kuçi u qëllua me thikë nga xhaxhai i tij, 62- vjeçari Bujar Kuçi ndërsa të dy ishin duke debatuar për një pjesë të oborrit të shtëpisë.

Mësohet se të dy familjet ndanin të njëjtën hapësirë toke përpara shtëpisë dhe konfliktet se cili kishte pjesën më të madhe të oborrit kishin lindur prej 4-vitesh, por që sot përfunduan tragjikisht.

Në debat e sipër 62- vjeçari i është sulur me thikë nipit të tij 33-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë. Viktima Mirsad Kuçi ndërroi jetë gjatë rrugës kur po trasportohej në spital.

Pas ngjarjes policia ka bërë mundur arrestimin, ndërsa ka konfirmuar se shkak i konfliktit ishin motivet e pronësisë.

 

Tv Klan