epilepsia-300x19330 – 40 për qind e atyre që vuajnë nga epilepsia nuk i përgjigjen mjekimit. Sipas mjekëve kjo sjell pasoja të rënda për pacientët dhe rrit shkallën e sëmundjes. Epilepsia nëse nuk trajtohet në mënyrë vazhdueshme, sjell pasoja fatale.

Tani ekziston një shans më shumë për të jetuar në sajë të një metodë të re trajtimi e testuar me sukses në Qendrën e Diagnostifikimit në Milano.

Me anë të një aparati që lëshon rreze , jo më të trashë se gjysmë milimetri arrihet të dëportohet nëpërmjet fibrave nervore duke dërguar shkarkime elektrike në tru. Terapia e bazuar në përdorimin e përçuesit dhe disa grimcave, shmang kirurgjinë dhe shumë anomali të tjera që mund të ndodhin gjatë operacionit duke e mbajtur pacientin në gjendje optimale.

Ky trajtim vepron menjehërë në transmetimin e impulseve nervore dhe mund të përdoret edhe në shumë çrregullime të tjera neuropsikiatrike – thotë: Pantaleo Romanelli , Drejtor Shkencor i Qendrës “Cyberknife” të Qendrës së Diagnostifikimit dhe autor i studimeve për këtë teknikë. E gjitha kjo është në faze eksperimentale shkruan, Panorama.it. Por, rezultatet e testeve kanë qene shumë positive.

Në botë 0 , 5 % e popullsisë vuan nga epilepsia . Rastet më të shpeshta janë: keqformime cerebrale, skleroza hippocampal, tumoret e trurit, encefalit infektive dhe autoimmune, keqformimet vaskulare dhe lezionet e traumës si rezultat i goditjeve dhe sëmundjet inflamatore.

I