Ngjarja e madhe mes Behlulit dhe Nihalit ndez shpresat e Bihterit. Por sërish lumturia e saj nuk do të zgjasë shumë. Nga ana tjetër Bihteri bën të gjitha copat bashkë dhe për habinë e saj kupton që Adnani nuk e ka lënë pas dore cështjen e dashurisë së ndaluar. Zonjusha është zbuar nga shtëpia, këtë e ka bërë Nihali e ofenduar. Vendi i parë ku Adnani kërkon përgjigjet është shtëpia e saj. Bihteri nuk do të humbë shpresat që Behluli do ta anullojë dasmën, prandaj ajo i bën atij një ofertë tjetër. Ndërsa Znj. Firdevs e shqetësuar për Bihterin ndërmerr hapa të gabuar, i duhet gjithashtu të mendojë edhe për veten e saj.