Largimi i Ernest Gjokës nga Vllaznia u njoftua menjëherë pas humbjes me Partizanin, por tekniku ka paraqitur zyrtarisht kërkesën  pasditen e kësaj të hëne.

Klubi Vllaznia bën të ditur se ka pranuar kërkesën e teknikut dhe njofton se që prej ditës së martë dhe deri në fund të kampionatit, ekipi do të stërvitet nga trajneri i ekipit B, Ervis Kraja.

Tv Klan