Ertugruli: Nuk bëj për këtë punë!

Engin Altan Duzyatan është një ndër aktorët më të pëlqyer të momentit. Është tepër i aftë në shumë gjera por ka disa të tjera të cilave nuk ua thotë asfare. Një ndër to është edhe piktura.

I pyetur nga gazetarët pas vizitës në një ekspozitë pikture në Stamboll, nëse kishte aftësi në pikturë, Duzyatan, i njohur në Shqipëri për rolin e Ertugrulit tha se nuk ia thoshte këtij arti.

“Çdo artist ka provuar të marrë kanavacën dhe të pikturoje të paktën një herë. Edhe unë e kam provuar një apo dy herë, por nuk mu desh shumë ta kuptoja se nuk e bëj dot,” tha ai duke shtuar se nuk kishte talent në këtë fushë.

Por, mungesa e talentit për të pikturuar nuk e pengon atë të jetë një adhurues i këtij arti.

Media turke thotë se edhe në ekspozitën që vizitoi, ai bleu një pikturë me vlerën e 4250 eurove./tvklan.al

 

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura