Skënderbeu barazoi 1-1 në fushën e Kairat Almatit. Ky është një hap i rëndësishëm për skuadrën e Ilir Dajës, pasi goli i shënuar në fushën kundërshtare i jep një avantazh korçarëve që ndeshjen e dytë do ta luajnë në Korçë.

Skënderbeu pësoi shumë shpejt që në minutën e 9. Korçarët e morën veten dhe në mënyrë konstante treguan vlerën e tyre. Këmbëngulja solli edhe golin e minutës së 72.

Kristi Vangjeli futi një top në zonë që pasi pritet nga portieri shkon në këmbën e Nimagës që nuk gaboi.

Skënderbeu ka mundësi reale për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit.

/Tv Klan