Peshëngritja e Europiane do të përqendrohet në Durrës në tetorin e këtij viti. Aty do të organizohet kampionati për moshat nga 17 deri 23 vjeç. Më shumë se 350 sportistë nga 40 vende të kontinetit do të garojnë 15 deri 22 tetor.

“Jemi të sigurt që do të jete sukses ky kampionat, pasi në Shqipëri janë organizuar edhe më parë aktivitete të tilla”, tha Antonio Urso, President i Federatës Europiane të Peshëngritjes.

Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso uron që në Shqipëri të zhvillohet edhe një botëror. 

“Do të mbështesim kandidaturën e Shqipërisë për botërorin e të rinjve në 2019.”

Në Shqipëri në të kaluarën është organizuar Europiani për të rritur në 2013 në Tiranë dhe ai i të rinjve në 2008 në Durrës.

Tv Klan