Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren ka denoncuar në prokurori dy elektriçistët Gjelosh D. dhe Ndoc SH., të dy nga qyteti i Lezhës. Ata akuzohen për abuzim me detyrën, pasi dyshohet se kanë toleruar subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike.

Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Operatorit të Shpërndarjes thotë se të dy elektriçistët janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen hetimet paraprake.

Sipas OSHEE, ata mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se aksioni ndaj debitorëve vijon, tashmë duke u përqendruar gjatë orëve të natës./tvklan.al