Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë raportojnë se janë me të lumturit në Europë. Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka nxjerr në pah se 93% e 11 vjeçarëve shqiptarë  ndihen të lumtur në familje, dhe kanë mbështetjen e prindërve në çdo moment.

Edhe pse me rritjen e moshës, kjo shifër bie në 85%, sërish Shqipëria kryeson listën e 42 vendeve europiane, përsa i takon mbështjes që të rinjtë marrin nga prindërit.

Komunikimi po ashtu brenda famlijes, në vendin tonë është mjaft i mirë. 68% e vajzave adoleshente dhe 64% e djemve, deklarojnë se komunikimi në familjet e tyre është real.

Të bisedosh me mamin për problemet e ndryshme duket se është një tjetër, pikë që i rendit të rinjtë shqiptarë në vendin e parë në gjithë Europën.

Referuar të dhënave, 95% e vajzave dhe 94% e djemve e kanë të lehtë bisedën me mamin.  Ndërsa biseda me babin duket më e vështirë. Pasi Shqipëria renditet e 15-ta në listën e 42 vendeve. 74% e vajzave dhe 87% e djemve 11-vjeçarë  kërkojnë ndihmën e babait për problemet e tyre dhe me rritjen e moshës kjo përqindje bie ndjeshëm.

Tv Klan