Fenerbahce fitoi më në fund Euroleague, pas dy përpjekjeve të dështuara. Skuadra turke, e para që arrin këtë shpallet kampione e Europës në basketboll, mundi Olympiacos me rezultatin 80 – 64. Një ndeshje fortë ajo e luajtur në Stamboll, qyteti ku u zhvillua faza finale. Skuadrat rivalizuan për pjesën më të madhe të kohës me atë turke që dha më shumë në minutat e fundit, duke fituar sfidën.

Strategu i këtij triumfi është trajneri serb Zeljko Obradovic, i cili festoi suksesin e nëntë personal në Euroleague.

Këtë vit në fazën finale mbërritën edhe CSKA Moskva dhe Real Madrid. Lojtari më i mirë u zgjodh amerikani i Ekpe Udoh, i cili luan me Fenerbahçe.

Tv Klan