Vendimi, për shkak të ngarkesës nga Covid-19

FIFA ka marrë një vendim në favor të klubeve të futbollit. Për shkak të pandemisë, skuadrat mund të mos i lejojnë futbollistët e tyre të grumbullohen me kombëtaret për pjesën e mbetur të vitit 2020.

Ky vendim bën pjesë në protokollin e ndeshjeve i cili është modifikuar përkohësisht për shkak të pandemisë dhe në respekt të të gjithë rregulloreve në vende të ndryshme të botës.

Klubet mund t’u thonë Jo lojtarëve që kërkohen nga kombëtaret për ndeshjet zyrtare të FIFA-s si kualifikueset e botërorit, nëse parashikohet një periudhë karantinimi prej të paktën 5 ditësh në shtetin e klubit ku aktivizohen futbollistët.

Tv Klan