maria

“Presim koka në emër të Allahut”. Kështu i justifikon torturat dhe masakrat që kryejnë në Siri e Irak militantët e Shetit Islamik xhihadistja italiane Maria Gulia Sergio, bashkëshorte e shqiptarit Aldo Koduzi, familjarë të të cilit u vunë në pranga pak ditë më parë në Shqipëri e Itali. Në një intervistë përmes rrjetit Skype për të përditshmen italiane Corriere Della Sera, italiania pas konvertimit mban identitetin e ri Fatima az Zahara e konsideron Shtetin Islamik, një shtet perfekt ku sipas saj respektohen me përpikmëri të drejtat e njeriut.

Maria Gulia Sergio: “Ne kur presim koka, them se unë jam pjesë e Shtetit Islamik, e bëjmë në emër të Sheriatit. Atyre të cilëve u priten kokat janë hajdutë, hipokritë, janë spiunë. Ne nuk bëjmë asgjë që është kundër të drejtave të njeriut, gjëra që i bëjnë ata që nuk ndjekin ligjet e Allahut. Shteti Islamik nuk torturon njeri, por vepron sipas Sheriatit”.

Arrestimin e 10 personave më 1 korrik, mes të cilëve edhe të afërm të çiftit, gjatë një operacioni të shtrirë në Itali e Shqipëri, ajo e konsideron “një vrimë në ujë”.

Maria Gulia Sergio: “Nuk ka asnjë arsye përse e kanë bërë këtë. Nëse ke lexuar mesazhet që ne shkëmbenim ose ato që thoshim në telefon, unë me prindërit dhe motrën time, nuk flitet për bashkim me xhihadin, apo diçka të tillë. Flisnim vetëm se sa e mirë është jeta këtu dhe se si prindërit e mi mund të kishin bërë gjithashtu një jetë të mirë këtu në tokën e Shtetit Islamik.”

Gjatë komunikimit, Maria Giulia Sergio i shmanget pyetjes së gazetares italiane mbi vendndodhjen e saj. Në fillim të këtij muaji, në një aksion të gjerë policor të shtrirë në Itali dhe Shqipëri u arrestuan 5 shqiptarë dhe 4 italianë. Të arrestuarit ishin familjarë të shqiptarit Aldo Kobuzi mes të cilit daja i tij Baki Çoku nga Lushnja dhe të afërm të Maria Giulia Sergio, të cilët i janë bashkuar Shtetit Islamik prej muajit shtator të vitit të kaluar. Arrestimet u kryen pas dyshimeve se ata do të bashkoheshin në të ashtuquajturën “Luftë e Shenjtë” e Shtetit Islamik në Siri e Irak.

Tv Klan