Koronavirusi u përhap në vende të ndryshme të botës në një kohë mjaft të shkurtër. Edhe në Gjenevë, në Zvicër kanë nisur të merren masa për të parandaluar përhapjen e virusit të ri dhe të rrezikshëm.

Për të na folur më tepër për gjendjen në të cilën gjendet qyteti, por edhe për ta pyetur se si po e perjeton këtë moment, në programin “Rudina”, në TV Klan në një lidhje në Skype ishte moderatorja Floriana Garo.

Ajo u shkëput nga ekrani i TV Klan në vitin 2017 dhe filloi një jetë të re në Gjenevë, Zvicër. Garo është martuar me avokatin e njohur, Evis Daci dhe sëbashku kanë dy fëmijë, vajza Adia dhe djali Priam.

Floriana Garo: Deri tani gjithçka ka qenë shumë normale, por sot janë marrë masat, sot kanë vendosur këshilli i ministrave që është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme që të mbyllen, shkollat, kopshtet dhe të mbyllen të gjitha bizneset. Megjithatë të gjithë njerëzit qarkullojnë lirshëm, deri tani nuk është ndejrë paniku, por mendoj që nga sot e tutje, situata do jetë më ndryshe. Nuk vihet re panik tek njerëzit, njerëzit janë ende nëpër kafe, duke shëtitur nëpër parqe.

Rudina Magjistari: Ti vetë je izoluar, e ke marrë këtë vendim në familjen tënde apo jo?

Floriana Garo: Jo krejtësisht nuk jam izoluar, domethënë unë jam e kujdeshme, që mos i prek njerëzit dhe të mundohem të jem sa më larg dhe të marr masat e sugjeruara. Por sigurisht që kam dalë në ajër të pastër, nuk jam mbledhur me shumë njerëz në një vend, por dhe në shtëpi nuk kam ndenjur, me thënë të drejtën./tvklan.al